Lidhje

Uiskonsin dhe votuesit e tij në prag të zgjedhjeve presidenciale


Kur votuesit nga shteti Uiskonsin shkojnë për të votuar me 4 nëntor, çmimet e larta të benzinës së bashku me papunësinë do të jenë shqetësimet e tyre kryesore. Për të dy kandidatët, demokratin Obama dhe republikanin Mekejn, shteti Uiskonsin është shumë i rëndësishëm për të fituar zgjedhjet për në Shtëpinë e Bardhë. Së fundi disa grupe të pavarura që merren me llogaritjen e votave elektorale për 50 shtetet të cilat votojnë e kanë vendosur shtetin Uiskonsin në listën e shteteve që mbështesin ose që kanë prirje të mbështesin më tepër senatorin Obama. Mënyra se si votuesit e vështrojnë ekonomin dhe të ardhmën e tyre mund të përcaktoje rezultatet e zgjedhjeve në shtetin Uiskonsin.

Kjo uzinë e automobilave gjendet në Janesvil prej më shumë se nëntëdhjetë vjetësh.
Kjo uzinë ka mbijetuar kohë të veshtira-- Depresionin e Madh dhe Luftën e Dyte Botërore. Prej vitit 1919, me mijëra punëtorë si Bill Breidenstein kanë kaluar nëpër portën e saj.
Në dhjetor, firma Gjeneral Motors do ta mbylle këtë uzinë.

“Ndjehem shumë keq se një gje e tillë do të ndodhë, sidomos kur mendoj se e kam kaluar tërë jetën time duke punuar në këtë uzinë.”

Çmimet e larta të benzinës sollën vështirësi në Janesville. Dikur në këtë uzinë prodhoheshin automobilë amerikanë që patën sukses të madh, si Shevrolet i 1957-s. Tani në këtë uzinë prodhohen kamionë të vegjël dhe automobila sportivë. Shitja e tyre ka shënuar një rënje të madhe si pasojë e çmimeve të larta të benzinës.

Si pasoje e mbylljes së uzinës rrezikohet të humbin edhe gjashtë mijë vende të tjera të punës në tërë rajonin.

Në këtë pjesë të Amerikës, punësimi është një ndër çeshtjet që shqetësojnë më së tepërmi votuesit si Bill Breidenstein. Senatori Barak Obama foli për këtë çështje kur vizitoi uzinën në fillim të këtij viti, para se General Motors të njoftonte për mbylljen e saj.

“Nëqoftëse zgjidhen President, kjo uzinë do të qëndrojë e hapur edhe për njëqind vite të tjera,” tha ai.

Zoti Breidenstein ishte i pranishëm kur senatori Obama mbajti këtë fjalim. Ai punoi në këtë uzinë për më shumë se 30 vjet. Pothuaj tërë femijët e tij punojnë tek kjo uzinë ose për degë të saj.

Zoti Breidenstein mbështet senatorin Obama.

“Tani ne kemi një qeveri e cila nuk ka bërë asgjë veç nxitjes së tarnsferimit të punës në vende të huaja, dhe ne nuk e duam një gjë të tillë, senatori Obama është kudnër transferimit të vedneve të punës.

Por mbështetësi i senatorit MeKejn, Jim Çesmor, nuk eshte dakord.

“Nuk mund të them se vështirësitë që kjo uzinë po kalon janë politike. Mendoj se ato kanë të bejnë me ekonominë, e sidomos me çmimet e larta të benzinës.”

Zoti Chesmore ka punuar tek uzina në Janesville gati për 40 vjet. Ai mbështet planin për çpimet për naftë në oqean, që ai thotë se senatori Obama fillimisht e kishte kundërshtuar. Chesmore beson se vendet e punës në këtë uzinë do të ishin ruajtur po që se një plan i tillë do të kishte filluar.

“Burimet e naftës janë nën det, por nevojitet nxjerrja e tyre.”

Shumë çeshtje që shqetësojnë votuesit këtu ne Janesville janë ekonomia e deri tek punësimi dhe çmimet e larta të benzinës. Të gjitha nga këto kanë patur ndikim në vendimin për mbylljen e uzinës. Megjithë retorikën politike, duket se nuk mudn të arrihet ndonjë zgjidhje për të mos lejuar mbylljene uzinës. Kur votuesit nga shteti Uiskonsin të shkojnë në votime me 4 nëntor, pritet se ata të votojnë për kandidatin që ofron planin më të mirë për të ardhmen dhe vendet e punës se tyre. //ii

XS
SM
MD
LG