Lidhje

Mekein, Obama – fushatë në pjesën perëndimore të vendit

  • Zëri Amerikës

Kandidati republikan për president, John McCain dhe kandidati demokrat, Barak Obama po e drejtojnë vemendjen në pjesën perëndimore të vendit në përpjekje për të marrë mbështetje në shtete që kanë rëndësi vendimtare për zgjedhjet e 4 nëntorit.

Anketat e fundit tregojnë se senatori Obama e ka thelluar në afro 8% avantazhin në shkallë vendi ndaj senatorit McCain.

Senatori Mekein i paralajmëroi sot përkrahësit në Nju Meksiko, se në se zgjidhet zoti Obama, demokratët do të kenë njokohësisht kontrollin e Shtëpisë së Bardhë dhe të Kongresit. Ai e akuzoi zotin Obama se do të rriste ndjeshëm taksat ndaj shtresës së mesme dhe bizneseve të vogla. Ai po ashtu i nxiti përkrahësit t’i vazhdojnë përpjekjet, pavarësisht nga anketimet e fundit, në të cilat kryeson zoti Obama.

Senatori Obama do të jetë sot në Nevada dhe Nju Meksiko, ku anketat tregojnë se ai është më përpara se rivali i tij. Në dy zgjedhjet e fundit presidenciale, Nevada dhe Nju Meksiko kanë ndryshuar drejtim mes përkrahjes ndaj republikanëve dhe demokratëve dhe garat kanë qenë shumë të forta.

Zoti Obama i është kthyer përsëri fushatës pas vizitës që i bëri dje gjyshes së tij në Havai, e cila është e sëmurë rëndë. Kandidati për nënpresident senatori i Delauerit, Xho Bajden u tha sot përkrahësve gjatë fushatës në Virxhina, se zoti Obama do ta bashkojë vendin dhe do ta ndihmojë shtresën e mesme amerikane.//ii

XS
SM
MD
LG