Lidhje

Anxhelina Zholi -  udhëtim për UNCHR në Afganistan


Vetëm disa muaj pasi ka lindur dy fëmijë binjakë, aktorja Anxhelina Zholi ka rifilluar detyrën e saj si Ambasadore e Shpresës së Mirë, në kuadrin e Agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara,me një udhëtim në Afganistan.

Misioni i Zholisë këtë herë ishte ndërgjegjësimi për kthimin e refugjatëve që janë larguar nga vendi prej disa vitesh. Ajo vlerësoi familjet refugjate për kurajon dhe dinjitetin që kanë treguar me kthimin dhe rindërtimin e jetës në vendin e tyre.

Zholi u zotua se do të vazhdojë të përpiqet për refugjatët afganë, si dhe për t’i ndihmuar banorët e këtij vendi për të përballuar kushtet e rënda të një dimri të egër.

Aktorja ka qenë në Afganistan dy herë të tjera gjatë viteve të fundit, ku është takuar me refugjatë në Pakistanin fqinj. Në Afganistan janë kthyer 5 milionë refugjatë gjatë 6 viteve të fundit, por mbeten ende 3 milionë të tjerë në Iranin dhe Pakistanin fqinj.//ii

XS
SM
MD
LG