Lidhje

Tregjet financiare në Evropë dhe Azi shënojnë rënie të theksuara


Indekset e bursave evropiane kanë rënë ndjeshëm gjatë shkëmbimeve të mesditës duke pasuar rënien që tregjet e Azisë dhe Paqësorit. Edhe çmimet e naftës bruto janë në rënie, megjithë vendimin e OPEC-ut javën e kaluar për uljen e kuotave të prodhimit.

CAC-40 i Parisit ka rënë 5%, indeksi DAX i Frankfurtit ka rënë më shumë se 3% dhe indeksi i Financial Times 100 i Londrës rreth 4%.

Çmimi i naftës bruto për fuqi ra në nën 60 dollarë sot në tregun e Londrës, gjë që dëshmon për mundësinë e ndikimit të stanjacionit global mbi kërkesat për energji.

Shqetësimet e investitorëve për ngadalësimin e mëtejshëm të ritmit të ekonomisë nëpër botë janë shtuar, duke mos i lënë hapësirë të madhe ndikimi masave të qeverive për të nxitur rritjen.

Indeksi Nikkei i bursës së Japonisë u mbyll në nivelin më të ulët në 26 vjet, megjithë masat që shpalli qeveria për të mbështetur tregun e aksioneve

Ministri japonez i Financave, Shoiki Nakagava, tha se qeveria është gati të marrë masa për stabilizimin e jenit, pasi ministrat e financave të G-7 dhe guvernatorët e bankave qendrore lëshuan një deklaratë në të cilën thuhet se ngritja e ndjeshme e vlerës së jenit kërcënon stabilitetin financiar dhe ekonomik botëror. //iç//

XS
SM
MD
LG