Lidhje

NATO dhe BE shprehin shqetësim rreth Bosnjes


Udhëheqësit e NATO-s dhe ata evropianë kanë shprehur shqetësim ndaj rritjes së tensioneve etnike dhe retorikës politike përçarëse në Bosnjë-Hercegovinë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Shefer shprehu shqetësim rreth deklaratave të disa politikanëve boshnjakë. Ai i bëri komentet para gazetarëve në Bruksel pas bisedimeve me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Havier Solana.

Zyrtari i Bashkimit Evropian iu bashkua mendimit të kreut të NATO-s. Ai tha se retorika politike në Bosnjë nuk do ta ndihmojë vendin të përmbushë aspiratat për anëtarësimin eventual në BE.

Dy zyrtarët po i referoheshin deklaratave të kryeministrit të republikës serbe të Bosnjës Milorad Dodik dhe anëtarit mysliman të presidencës kolektive bosnjake Haris Silajxhiç. Udhëheqësi serb i Bosnjës ka këmbëngulur në të drejtën e serbëve të Bosnjës për t’u shkëputur, ndërsa zoti Silajxhiç ka bërë thirrje për centralizim më të madh të shtetit boshnjak. (ze)

XS
SM
MD
LG