Lidhje

Ekonomisti gjerman kërkon ndjesë për ofendimin e hebrenjve


Ekonomist i njohur gjerman Hans Verner Sinn kërkoi ndjesë për paralelizmin që kishte bërë mes kritikave që i janë bërë këto ditë bankave investuese dhe persekutimit të hebrenjve nga nazizmi pas periudhës së Depresionit të Madh ekonomik.

Komentet e presidentit të institutit kërkimor me seli në Mynih, IFO, të botuara të djelën në një gazetë gjermane, u pritën me reagime të ashpra.

Ekonomisti Sinn i kërkoi ndjesë komunitetit hebraik dhe e tërhoqi krahasimin mes të dy grupeve në një letër drejtuar Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani.

Këshilli dhe qendra antinaziste Simon Visenthal e kritikuan ashpër krahasimin.

Ekonomisti Sinn, citohet t’i ketë thënë gazetës se askush nuk beson në një dështim anonim të sistemit, duke shtuar se në vitin 1930 njerëzit fajësuan hebrenjtë dhe sot ata po fajësojnë drejtuesit e financave.

Më shumë se 6 dekada pas Luftës së Dytë Botërore, komentet që mund të nënkuptojnë përpjekje për t’i vënë në kontekst historik mizoritë e Holokaustit, janë të papranueshme në Gjermani. Nazistët vranë mbi 6 milionë hebrenj para dhe gjatë luftës. (ze)

XS
SM
MD
LG