Lidhje

Identifikohen gjenet që lidhen me kancerin e mushkrive


Shkencëtarët thonë se kanë identifikuar më shumë se 20 gjene që pësojnë ndryshime të shpeshta tek njerëzit që janë prekur nga forma më e përhapur e kancerit të mushkërive.

Studiuesit thonë se këto zbulime krijojnë mundësinë e krijimit të terapive individuale për luftimin e sëmundjes.

Studiuesit në tre institucione amerikane kanë zbuluar 26 gjene që shpesh pësojnë mutacione në njerëz të prekur nga forma më e përhapur e kancerit të mushkërive që quhet, adeno-carcinoma. Kanceri i mushkërive është vrasësi numër një nga kanceret në mbarë botën, përgjegjës për një milionë vdekje çdo vit. Afro 90 përqind të prekurve nga kjo sëmundje janë pirës të duhanit, apo që e kanë lënë duhanin dhe vetëm 10 përqind që nuk kanë pirë duhan asnjëherë. Vetëm 15 përqind e atyre të diagnostikuar me kancer në mushkri, janë gjallë 5 vjet pas diagnostikimit.

Në një studim të publikuar para pak ditësh në revistën NATYRA, studiuesit përshkruajnë metodat e përdorimit të teknologjisë së fundit për të analizuar 625 gjene të marra nga tumoret e 188 pacientëve me kancer në mushkëri. Studiuesit më pas i krahasuan tumoret e ndryshuara, me ADN-në e një pjese të shendetëshme nga i njëjti pacient. Autori i studimit, Methju Mejerson, i institutit Broad në Institutin Teknologjik të Masaçusetsit në Boston, tha se gjenet e kancerit, nuk trashëgohen dhe nuk gjendet ndokund tjetër në organizëm.

Mutacionet që pësojnë qelizat e këtij lloj kanceri, janë të rendësishme sepse puna jonë mund të përqëndrohet në gjetjet e terapive anti-kanceroze. Gjeni kanceroz tani ka një formë të ndryshme nga gjenet normale dhe kështu disa lloj ilaçesh mund të eleminojnë qeliza specifike të gjeneve të trasnformuara kanceroze.”

Studiuesit analizuan se gjene difektoze aktivizojnë procesin e transformimeve biologjike që çojnë në zhvillimin e kancerit të mushkërive.

Bashkëautori i studimit, Riçard Uilson, i universitetit mjekësor Uashington në Seint Luis të shtetit Mizuri thotë se ky zbulim, mund të çojë në hartimin e terapive të posaçme për pacientët me kancerin e mushkërive.

Ne duhet të jemi në gjendje të prodhojmë kimoterapi më të efektshme, përfshi këtu edhe ilaçet që nuk kanë ndikim të madh dytësor dhe çojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës të pacientëve.

Studiuesit gjetën se disa gjene kanceroze adeno-carcinoma, që shkaktojnë kancerin e mushkrive,po ashtu luajnë rol në një numrër kancerash të tjera, përfshi limfomën, leuçeminë dhe kancerin e zorrës së trashë. Studiesit thonë se është e mundur që disa ilaçe që japin shpresë kundër një lloji tumori, mund të funksionojnë edhe në rastin e kancerit të mushkërive.

Kjo arritje është pjesë e Projektit për Përpilimin e Hartës së Tumoreve, të financuar nga Instituti Kombëtar për Studimin e Gjenomit Njerëzor, për të ndërtuar një katalog të hollësishëm mbi gjithë mutacionet që lidhen me kancerin e mushkërive. (ze)

XS
SM
MD
LG