Lidhje

Karaxhiç shtyn deklaratën ndaj akuzave të Hagës


Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç doli sot para gjykatës për krime lufte ku tha se nuk është ende i përgatitur për t’ju përgjigjur një akt-akuze të ndryshuar nga prokurorët.

Karaxhiç tha sot kishte marrë përkthimin në serbisht të akuzës dje dhe nuk ka patur kohë të përgatitej. Versioni në anglisht është dorëzuar në mes të shtatorit.

Gjyqëtari Ian Bonomy kritikoi Karaxhiçin që po vetmbrohet, dhe prokurorët që nuk ishin përgatitur si duhet për konferencën para-gjyqësore.

Autoritetet serbe e arrestuan 63 vjeçarin Karaxhiç në korrik në Beograd pas një kërkimi prej 13 vjetësh. Ai përballet me 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe spastrimi etnik kundër myslimanëve dhe kroatëve në Bosnje-Hercegovinë. //rd//

XS
SM
MD
LG