Lidhje

Kandidatët, betejë për votat në shtetet kritike


Kandidati republikan për president Xhon Mekein dhe ai demokrat Barak Obama po përpiqen të bëjnë për vete votuesit e pavendosur përmes mesazhit të tyre ekonomik, një javë para zgjedhjeve të përgjithshme.

Zoti Mekein, kritikoi ashpër planet e taksave të kundërshtarit të tij në një takim fushatë në Pensilvani, një shtet që konsiderohet kritik për fitoren. Ai u tha përkrahësve të tij se Senatori Obama kërkon të rishpërndajë pasurinë në vend që të rrisë ekonominë.

Zoti Obama u tha përkrahësve në Pensilvani se do t’i ndërpresë shkurtimet e taksave nga të cilat përfitojnë vetëm më të pasurit. Ai u zotua se do të ulë taksat për bizneset e vogla dhe për 95 për qind të amerikanëve. Senatori nga Ilinoi u kërkoi gjithashtu amerikanëve që të bashkohen për të ndërtuar një vend më të fortë dhe më të begatë.

Sipas një llogaritjeje të mesatares së anketave të ndryshme, zoti Obama ka një epërsi prej mbi shtatë për qind ndaj senatorit Mekein, ndërsa në Pensilvani kjo epërsi është 11 përqind. //rd//

XS
SM
MD
LG