Lidhje

Bie shitja e makinave amerikane GM


Kompania amerikane e prodhimit të makinave General Motors tha se shitjet e saj ranë mbi 11 përqind gjatë tre mujorit të tretë të këtij viti, si pasojë e rënies së kërkesës në Amerikë dhe Evropë.

Shifrat e reja të shitjeve, të dala sot, e bëjnë gjithnjë e më të mundshme që General Motors të zëvendësohet nga firma japoneze Toyota, si firma me numrin më të madh të shitjes së makinave.

Shitjet e Toyotës po ashtu kanë rënë, si rezultat i pakësimit të kërkesës, por deri tani, për këtë vit, ajo ka shitur më shumë makina se firma amerikane.

Firmat amerikane të prodhimit të makinave janë dëmtuar nga mungesa e kreditimit dhe dobësia e ekonomisë amerikane në përgjithësi.

Njoftimet venë në dukje se firma GM ka filluar bisedimet me firmën tjetër amerikane Chrysler për t’u bashskuar, në mënyrë që të ulen shpenzimet. Të dy firmat i kanë kërkuar ndihma me fonde qeverisë për ta bërë bashkimin të mundur. (ze)

XS
SM
MD
LG