Lidhje

Serbia, kritika Shqipërisë për mungesë bashkëpunimi


Zyrtarët serbë kritikuan Shqipërinë se refuzon të bashkëpunojë në një hetim të pretendimeve sipas së cilave shqiptarët kanë vrarë të burgosur serbë të kapur në Kosovë, para një dekade për t’ju marrë organet.

Kryeprokurorja e Shqipërisë, Ina Rama, i tha homologut të saj serb këtë javë se nuk do ta ndihmojë hetimin e Beogradit që ka si synim ekzaminimin e pretendimeve për trafik organesh. Pretendimet u shfaqën para disa muajsh në një libër të ish-kryeprokurores së Gjykatës së Hagës Karla del Ponte.

Del Ponte shprehet në libër se mbi 300 të burgosur serbë ishin transferuar në fund të viteteve 1990 në Shqipëri, kur u ishin hequr organet dhe u ishin shitur klinikave të huaja, ndërsa të ndaluarit ishin vrarë.

Sot prokurorët serbë thanë se vendimi i Shqipërisë për të mos bashkëpunuar ishte i motivuar politikisht dhe se të dhënat do t’i dërgohen Këshillit të Evropës, në një përpjekje për të siguruar bashkëpunimin e Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG