Lidhje

Mekein, Obama - Beteja për Floridën dhe Pensilvaninë

  • Zëri Amerikës

Kandidati republikan për president Xhon Mekejn dhe rivali i tij demokrat Barak Obama vazhdojnë sot betejën në shtete me rëndësi kritike si dhe në valët televizive, ndërkohë që sipas anketave gara po ashpërsohet, 6 ditë para zgjedhjeve.

Senatori Obama do t’i drejtohet vendit përmes një reklame të paguar 30 minutëshe që do të transmetohet në disa rrjete të mëdha televizive në kohën me shikueshmëri më të lartë. Dyshja demokrate do të bëjë sot fushatë në Karolinën e Veriut dhe në Florida, dy shtete që votuan për republikanët në dy zgjedhjet e mëparshme. Anketat tregojnë se zoti Obama ka një epërsi të lehtë në këto shtete.

Fushata e zotit Mekein publikoi sot një reklamë televizive prej 30 sekondash për t'ju kundërvënë reklamës së zotit Obama. Sipas ndihmësve të zotit Mekein, reklama u tregon amerikanëve se propozimet e zotit Obama për ekonominë do të shtojnë shpenzimet dhe taksat, duke dëmtuar më tej ekonominë.

Një mesatare e anketave në shkallë vendi tregon se zoti Obama është ende përpara senatorit Mekein megjithëse diferenca është ngushtuar 1 përqind dhe ka arritur në pak më shumë se 6 përqind për senatorin e Ilinoit.

Edhe zoti Mekein do të bëjë sot fushatë në Florida dhe në Ohajo dhe do të intervistohet në programin Larry King Live të CNN-it.

Në vitin 2000, Xhorxh Bush fitoi Shtëpinë e Bardhë pas një beteje ligjore lidhur me votat e Floridës, betejë që zgjati disa javë. //ii

XS
SM
MD
LG