Lidhje

Shqipëri: Partia Demokratike e Re rikthehet në gjirin e PD-së


Në Shqipëri Partia Demokratike dhe Partia Demokrate e Re e kryesuar nga zëvendëskryeministri Genc Pollo vendosën sot shkrirjen mes tyre.

Në historinë e pluralizimit shqiptar të karakterizuar vetëm nga copëzime formacionesh politike, është hera e parë që realizohet një shkrirje mes dy partive. Zoti Pollo, një nga ish drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike në fund të viteve ’90, u shkëput prej saj pas përplasjeve që lindën mes tij dhe zotit Berisha, pas vendimit të zotit Pollo për të konkurruar për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Por zoti Pollo tha sot se historia e divergjencave është një kapitull i mbyllur.

Vendimi për shkrirje sipas zotit Pollo ishte propozuar nga kryetari demokrat Berisha, por ai është ndikuar fort edhe nga sistemi i ri i zgjedhjeve që nuk ofron hapësira për partitë pa një mbështetje të gjere elektorale. //rd//

XS
SM
MD
LG