Lidhje

Qeveria amerikane po shqyrton një plan për të ndihmuar 3 milionë banorë që rrezikojnë t'i humbin shtëpitë


Njoftimet venë në dukje se qeveria amerikane po shqyrton një plan për të ndihmuar rreth 3 milionë banorë që kanë vështirësi të paguajnë huatë e shtëpive dhe rrezikojnë t’i humbasin ato.

Hollësitë e planit janë ende në përpunim e sipër, por duket se për të do të duhen rreth 50 miliardë dollarë nga paketa prej 700 miliardë dollarësh.

Plani mund të përfshijë elementë, si ndryshimi i kushteve të huasë, duke ulur interesat, apo edhe vetë sasinë e huasë.

Aktualisht, ka disa programe për të ndihmuar kreditorët, që nuk po arrijnë të paguajnë huatë për shtëpitë, por kritikët thonë se ato po zbatohen shumë ngadalë dhe janë të vogla për të ndihmuar një numër të madh njerëzish.

Kriza e tanishme fifnanciare u shkaktua nga falimentimet e shumë kreditorëve.

Ndërkohë, një raport i ri për eknominë thotë se ekonomia amerikane ka pësuar një lloj tkurrjeje mes muajve korrik dhe shtator, – duke sinjalizuar mundësinë e një recesioni në muajt e ardhshëm.

Departamenti amerikan i Tregëtisë tha sot se Prodhimi i Përgjithshëm i Brendshëm ra me zero presje tre përqind.

Ky është pakësimi më i madh në shtatë vjet dhe një ndryshim i madh nga tre-mujori i mëparshëm, kur ky tregues u rrit. Raporti vjen ndërkohë që treguesi për shpenzimet e konsumatorëve, motorri kryesor i ekonomisë amerikane, ra për herë të parë në rreth dy dekada.

Recesioni përkufizohet teknikisht si një rënie në dy periudha tre-mujore të njëpasnjëshme. Por një numër në rritje ekonomistësh thonë se statistika të tjera përfshi papunësisë, tregojnë se Shtetet e Bashkuara kanë hyrë tashmë në recesion.

Po sot, një raport i Departamentit të Punës tregon se numri i amerikanëve që marrin kompensime për papunësinë u rrit në më shumë se 3 presje 7 milionë vetë.//lk



XS
SM
MD
LG