Lidhje

Mekein, Obama kërkojnë votat në shtetet tradicionalisht republikane


Kandidati republikan për president Xhon Mekein po bën fushatë, duke kërkuar mbështetjen e votuesve në zonat tradicionalisht republikane, ndërkohë që kandidati demokrat Barak Obama po bën fushatë në 3 shtete të rëndësishme, vetëm 5 ditë para se votuesit amerikanë të zgjedhin presidentin e ri.

Senatori Mekein u tha përkrahësve të tij në Ohajo se nëse zoti Obama fiton, demokratët do të kontrollojnë kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë. Senatori i Arizonës tha se demokratët do të ngrenë taksat, duke dëmtuar edhe më shumë ekonominë.

Asnjë republikan nuk ka fituar garën për Shtëpinë e Bardhë pa fituar në Ohajo. Mesatarja e anketave të fundit të opinionit tregon se zoti Obama kryeson në Ohajo ndaj rivalit të tij Mekein.

Në Florida, Senatori Obama tha se koha për ndryshime është tani dhe se vendi nuk mund të vazhdojë të njëjtat politika të dështuara edhe për 4 vjet të tjerë. Senatori i Ilinoit do të bëjë gjithashtu fushatë në Virxhinia dhe Mizuri.

Florida, Virxhinia dhe Mizuri votuan për kandidatin republikan, Xhorxh Bush, në dy zgjedhjet e fundit. Anketat e opinionit tregojnë se senatori Obama kryeson në Virxhinia. Obama dhe McCain ndodhen përballë një gare të fortë në Mizuri dhe Florida.

Në nivel kombëtar anketat tregojnë se zoti Obama kryeson garën ndaj zotti Mekein me rreth 6 përqind.//lk

XS
SM
MD
LG