Lidhje

Protesta të studentëve në Itali kundër reformave arsimore


Mijëra studentë dhe mësues italianë marshuan në rrugët e Romës dhe qyteteve të tjera për të protestuar ndaj reformave arsimore.

Si pasojë e grevës së sotme u mbyllën shkollat në mbarë vendin, ndërsa studentët u bashkuan me protestuesit.

Studentët dhe sindikatat që përfaqësojnë mësuesit e organizuan grevën për të protestuar ndaj reformave, të cilat parashikojnë pakësimin e buxhetit për arsimin dhe kërkimet shkencore.

Ligji për arsimin u miratua nga Senati italian të mërkurën në mbrëmje, ndërsa studentët u përleshën me grupe të djathta që ishin kundër tyre në Romë.//lk

XS
SM
MD
LG