Lidhje

Zbulohen gjurmë të një cunami shekullor në Oqeanin Indian


Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar prova të një cunami shumë të fuqishëm që ka goditur bregun e Oqeanit Indian rreth 600 vjet më parë, i krahasueshëm nga forca me cunamin që la 230 mijë të vdekur në të njëjtën zonë në vitin 2004.

Studimet e botuara në numrin e fundit të revistës “Nature” dokumentojnë prova në depozitat ranore në Indonezi dhe Tajlandë, që tregojnë se cunami masiv ndodhi në këto brigje ndërmjet viteve 1290 dhe 1450.

Studiuesit kanë bërë analizat e mostrave të dheut në depozitat ranore. Sipas rezultateve del se cuname të tilla ndodhin në bregdetin e Oqeanit Indian çdo 600 -700 vjet. //ad//

XS
SM
MD
LG