Lidhje

Drejtori i Zbulimit amerikan komenton për sigurimin kombëtar


Zyrtari më i lartë amerikan për zbulimin tha se presidenti i ardhshëm do të ndeshet me një sërë sfidash në politikën e jashtme, mes tyre përballimi i grupeve të reja, më të forta, terroriste, si dhe rritja ekonomike e vendeve në zhvillim, si Kina.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar Majk Mekonëll, thotë se në Lindjen e Mesme dhe në vende të tjera, ekzistojnë kushte të favorshme për shtimin e numrit dhe ndikimit të grupeve terroriste deri në vitin 2025.

Përparimet teknologjike thotë ai, do t’u japin këtyre grupeve aftësinë të kryejnë sulme biologjike ose radioaktive. Zoti Mekonëll parashikon që Kina do të bëhet një fuqi ekonomike dhe ushtarake deri në vitin 2025, ndërsa Rusia dhe India konkurentë të fuqishëm në ekonominë globale. Këto prirje thotë ai do të çojnë në pakësimin e ndikimit amerikan. (ze)

XS
SM
MD
LG