Lidhje

Bush u bën thirrje amerikanëve të marrin pjesë në votime

  • Zëri Amerikës

Presidenti Bush po u bën thirrje amerikanëve të shkojnë në votime ditën e martë.

Në fjalimin e përjavshëm që mbajti në radio, zoti Bush tha se zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara shërbejnë si model, sidomos për vende të reja demokratike, ose që janë në rrugën drejt demokracisë, si Gjeorgjia, Ukraina, Afganistani dhe Iraku.

Presidenti Bush tha se amerikanët kanë demonstruar se për dy shekuj një popull i lirë si ata, ka qenë i aftë për t’i zgjedhur vetë udhëheqësit e tij. Ai tha se Amerika ka arritur në këtë nivel zhvillimi në sajë të besimit që ka patur tek mençuria e popullit.

Presidenti Bush i bëri gjithashtu thirrje votuesve të kujtojnë sakrificat që kanë bërë brezat e ushtarëve amerikanë për të mbrojtur vendin dhe arritjet e tij në vite.//ii

XS
SM
MD
LG