Lidhje

Richard Avedon - fotograf i shquar i shekullit të njëzetë


Riçard Avedon është fotograf i shquar i shekullit të 20-të, por pasioni i tij i vërtetë ishte portreti. Galeria e Artit “Corcoran” në Washington ka mbledhur mbi 200 portrete të fotografit të njohur, në një ekspozitë që hapet pikërisht në kohën kur Amerika përgatitet të zgjedhë presidentin e saj të ardhshëm.

Mes fotografive të përfshira në ekspozitën e titulluar “Portrete të fuqishme të Richard Avedonit” janë Presidentët amerikanë Duajt Ajzenhauer, Ronald Regan dhe Xhimi Karter; udhëheqësi shpirtëror Dalai Lama...

Paul Roth kurator i Muzeut:

"Riçard Avedon ishte i interesuar veçanërisht në realizimin e portreteve jo sipas mënyrës së fotografimit zyrtar."

Ai i fotografoi thuajse të gjitha subjektet e tij në një sfond të bardhë, – që nga ish Sekretari i Shtetit Henri Kisinger, apo komediani politik Xhon Stjuart.

Ai mendonte se duke përdorur këtë mënyrë fotografimi, e sillte vëmendjen e plotë të shikuesve tek fytyra, trupi, rrobat që veshin njerëzit, apo tek mënyra e krehjes së flokëve...

Portretet e hershme të fotografit Avedon kanë qenë shpesh krijues, si psh këngëtari Bob Dylan, sopranoja Marian Anderson, apo regjisori dhe kineasti Çarli Çaplin.

Atij shpesh i vinin kërkesa nga revistat, por kur u bë më i fuqishëm për shkak të famës, Riçard Avedon i zgjidhte rregullisht vetë subjektet e veta.

Udhëheqësi amerikan i të drejtave civile, Julian Bond, u fotografua për herë të parë nga Riçard Avedon në vitin 1963, krahas me themelues të tjerë të grupit Komiteti Koordinues i Studentëve Kundër Dhunës.

"Ne e njihnim atë fillimisht si fotograf i sfilatave të modës dhe fakti që ai do të na fotografonte ne, na bëri mjaft përshtypje."

Përherë e më tepër, Riçard Avedon filloi të fotografonte jo vetëm personalitete nga bota e modës, por edhe njerëz fuqishëm. Në vitin 1976 ai fotografoi 69 nga amerikanët më të fuqishëm për një ese me fotografi të botuar në revistën “Rolling Stone”, të titulluar “Familja”.

"Ai kaloi disa muaj duke udhëtuar në mbarë vendin, duke fotografuar njerëz që i përkisnin elitës: nga qeveria, sindikatat, shtypi, ligji, njerëz për të cilët ai mendonte se përfaqësonin pushtet në vetvete," tregon miku i tij Pol Roth.

4 vjet më parë, gjatë fushatës së fundit presidenciale, Avedon filloi një projekt të titulluar “Demokracia”. Ai fotografoi aktivistë nga fusha të ndryshme, si producenti i filmave Majkëll Mor dhe aktori Shon Pen, politikanë si Karl Rove por dhe një politikan të ri, që kandidonte për Senatin amerikan. Ai ishte Barak Obama.

"Ne ndoqëm fjalimin e tij në Kuvendin e Demokratëve në vitin 2004, thotë Pol Roth. Nuk ka Amerikë liberale dhe konservatore, ka vetëm një Amerikë, dhe ajo quhet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha Obama në atë kuvend. Avedon e ndjente se një ditë Obama do të kandidonte për president dhe ndoshta do të fitonte, kështuqë e mori këtë vendim që në atë kohë, në fundin e karrierës së tij... dhe portreti i tij i fundit do të ishte pikërisht BARAK OBAMA."

Riçard Avedon vdiq nga tumori në tru më 1 tetor 2004, para se ta përfundonte projektin e tij. //ii

XS
SM
MD
LG