Lidhje

Shtohet dinamika e fushatës presidenciale në SHBA


Kur vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet, kandidati demokrat për president Barak Obama dhe rivali i tij republikan, Xhon Mekein, po e vazhdojnë fushatën në shtetet ku gara zhvillohet tepër e ngushtë, që janë edhe më të rëndësishme për betejën presidenciale.

Senatori Mekein zhvilloi sot fushatë në Pensilvani, ku theksoi edhe një herë ndryshimet mes tij dhe Senatorit Obama. Ai u tha përkrahësve në një miting pranë Filadelfias, se ai kandidon për t’u bërë komandanti i përgjithshëm i vendit dhe për të krijuar më tepër burime financiare për amerikanët. Zoti Mekein tha se rivali i tij, Obama kandidon për t’u bërë, sipas fjalëve të tij, komandanti për shpërndarjen e pasurisë, një dënim ky sipas tij për njerëzit e suksesshëm.

Zoti Obama ndodhet në Ohajo për të marrë pjesë në një numër aktivitetesh ku po merr pjesë në disa aktivitete. Shteti i Ohajos dhe i Pensilvanisë së bashku, kanë 15 për qind të 270 votave elektorale, të nevojshme për të siguruar fitoren e presidentit të ardhshëm.

Anketimet kombëtare tregojnë se zoti Obama vazhdon të kryesojë garën, megjithëse gara në disa shtete kyçe po zhvillohet tepër e ngushtë. Një anketë e përbashkët e agjencive Rojters, televizionit C-Span dhe organizatës së anketimeve Zogby, zoti Obama udhëheq me 6 për qind garën me zotin Mekein.

Zoti Mekein ishte mbrëmë i ftuar në komedinë televizive “Saturday Night live”, ku ai bëri shaka në lidhje me fushatën e tij dhe mbi planine tij më të fundit për të siguar sa më shumë vota. Ai po ashtu bëri shaka, duke thënë se mund të fillojë të ndjekë strategjinë e një rebeli të tërbuar, i cili bën çfarëdo që t’i thonë njerëzit. //kk//

XS
SM
MD
LG