Lidhje

Britania i bën thirrje Arabisë Sauditë të kontribuojë me fonde në FMN


Kryeministri Britanik Gordon Broun tha se pret që Arabia Saudite të kontribuojë me fonde në Fondin Monetar Ndërkombëtar, për t’u ardhur në ndihmë vendeve të ndryshme të dalin nga kriza financiare globale ku ndodhen.

Zoti Brown ishte sot në Riad të Arabisë Saudite, në kuadrin e një turneu 4 ditor që po kryen në rajonin e Lindjes së Mesme. Pas Riadit zoti Brown shkon në Katar.

Kryeministri britanik u bëri thirrje vendeve të pasura me naftë në Lindjen e Mesme që të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës ekonomike botërore, përmes dhënies së një shume qindra miliarda dollarëshe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai tha se për zgjidhjen e krizës duhet të kontribuojnë edhe vendet aziatike, veçanërisht Kina.

FMN-ja i ka dhënë ndihma emergjente në formën e huave Islandës, Hungarisë dhe Ukrainës dhe po zhvillon bisedime për t’u ardhur në ndihmë edhe vendeve të tjera, ekonomitë e të cilave rrezikohen nga kriza financiare.//kk//

XS
SM
MD
LG