Lidhje

Sindikata e makinistëve të Boingut voton për t’i dhënë fund grevës


Sindikata e makinistëve të Shoqërisë së avionëve Boing , ka votuar për t’i dhënë fund grevës 57 ditore. Asambleja e punonjësve e shoqërisë së dytë në botë për prodhimin e avionëve të tillë, mbërriti në këtë përfundim mëngjesin e sotëm. Rreth treçereku i pjestarëve të Boing që i përkasin Shoqërisë Ndërkombëtare të Makinistëve dhe punonjësve të ajrit, aprovuan një kontratë të re pune me votën e sotme.

Shoqëria Boing dhe sindikata që përfaqësonë 27 mijë anëtarë, kanë rënë dakort ditën e martë për një kontratë 4 vjeçare si dhe një rritje page prej 15%. Dy palët ranë në kompromis për çështjete e sigurisë në punë, ku përfshihet dhe rroli i kontraktorëve.

Greva, e cila nisi në 6 shtator, i solli Boingut një humbje prej afro 100 milion dollarë në ditë, si dhe shkaktoi vonesa të mëtejshme në vënien në punë të një aeroplani të ri - 787 “Dreamliner”- i cili është jetik për të ardhmen e kompanisë.//kk//

XS
SM
MD
LG