Lidhje

Lajcek paralajmëron Evropën për paqëndrueshmëri në Bosnje


Kryenegociatori ndërkombëtar në Bosnje Hercegovinë po i kërkon Bashkimit Evropian që të marrë masa më të forta për të parandaluar paqendrueshmërinë në vendin e ndarë.

Miroslav Lajcek i tha agjencisë së lajmeve Reuters se armiqësitë mes Republikës Serbe të Bosnjës dhe Federatës Myslimano-Kroate janë thelluar që nga viti 2006, kur morën pushtetin kryeministri Milorad Dodik, përfaqësues i serbëve të Bosnjës dhe Haris Silajdzic përfaqësuesi mysliman i presidencës kolektive të Bosnjës.

Diplomati sllovak Lajcak, përfaqësuesi i lartë i Bosnjës e kritikoi veçanërisht ashpër udhëheqësin e serbëve të Bosnjës. Ai e akuzoi zotin Dodik se i ka hyrë një rruge të rrezikshme me thirrjet e tij për referendum për shkëputjen e republikës serbe nga Bosnje-Hercegovina. Zoti Dodik thotë se po përqendrohet tek mirëqenia ekonomike e pjesës së tij të Federatës. //rd//

XS
SM
MD
LG