Lidhje

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës


Në Amerikë zgjedhësit po hedhin sot votat për kandidatët Barak Obama dhe Xhon Mekein, njeri prej të cilëve do të pasojë presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë.

Qendrat e votimit janë hapur në të gjitha shtetet dhe radhët e njerëzve janë të gjatë, në përputhje me parashikimin e këtyre ditëve që pjesëmarrja këtë herë pritet të arrijë në nivele rekord.

Në se Barak Obama zgjidhet ai do të ishte presidenti i parë afrikano-amerikan i Amerikës. Obama kryeson nëpër anketa me rreth 8 pikë, sipas një mesatarje të anketave kombëtare të përllogaritur nga qendra Real Clear Politics-dot-com. Senatori Obama votoi sot në shtetin e tij të Illinoit dhe vazhdoi më tej fushatën në shtetin e Indianës, një shtet që ka votuar vazhdimisht për republikanët.

Por senatori Mekein beson se ai do të arrijë t’i përmbysë parashikimet e anketave dhe të fitojë në shtetet krysore për të fituar garën. Në se do të zgjidhej, senatori Mekein do të bëhej presidenti me moshën më të madhe që vjen në këtë post dhe kandidatja që ai zgjodhi për nën presidente, Sara Pajlin, do të bëhej gruaja e parë në këtë post në historinë e Amerikës.

Senatori Mekein votoi sot në shtetin e tij Arizona dhe më pas zhvilloi fushatë në Colorado dhe Nju Meksiko me shpresë për të siguruar sa më shumë vota dhe për të kapërcyar diferencën që e ndan me kandidatin Obama. Ekonomia ka qënë në qendër të fushatës së të dy kandidatëve. //iç//

XS
SM
MD
LG