Lidhje

SHBA: Një numër i paparashikuar votuesish hedhin votën


Një numër i paparashikuar amerikanësh po marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, të cilat janë konsideruar si historike.

Barak Obama është shumë pranë fitores, e cila do të ishte historike, sepse është hera e parë për një afrikano-amerikan në Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet e kryesore kanë filluar të llogarisin rezultatet në zgjedhjet që janë cilësuar historike, pavarësisht se cili nga kandidatët i fiton ato, Xhon Mekein, apo Barak Obama. Në një numër shtetetsh lindore qendrat e votimit janë mbyllur.

Disa qendra votimi akoma nuk janë mbyllur dhe njoftohet për një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe në zgjedhje. Por që të fitojë garën një kandidati iduhen 270 vota elektorale.

Senatori Obama ka fituar shtetin e Ohajos, tepër i rëndësishëm për garën presidenciale. Asnjë kandidat republikan nuk e ka fituar Shtëpinë e Bardhë pa fituar Ohajon. Zoti Obama ka fituar edhe Pensilvaninë, që konsiderohet shtet tepër i rëndësishëm për garën.

Zoti Mekein udhëheq garën në ato shtete që zgjedhjet e mëparshme i ka fituar Presidenti Bush. Demokrati Obama ka një anvantazh në këto zgjedhje, ngaqë një numër i madh votuesish janë të zhgënjyer nga presidenti republikan Xhorxh Bush dhe nga gjendja ekonomike në vend.

Zoti Mekein gjatë gjithë fushatës së tij për në Shtëpinë e Bardhë është përpjekur ta distancojë veten presidenti Bush, që nuk gëzon popullaritet.


Zoti Bush ka dy mandate në postin e Presidentit dhe Kushtetuta nuk ja lejon atij një mandat të tretë.//lk

XS
SM
MD
LG