Lidhje

SHBA: Vazhdojnë votimet, një numër i paparashikuar votuesish


Një numër i paparashikuar amerikanësh po marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, të cilat janë konsideruar si historike.

Disa nga qendrat e votimit janë mbyllur, por shumica janë ende janë të hapura. Të gjitha qendrat e votimit kanë njoftuar për një pjesëmarrje tepër të madhe në zgjedhje.

Zgjedhjet e këtij viti janë cilësuar historike, pavarësisht se cili nga kandidatët i fiton ato, Xhon Mekein, apo Barak Obama. Në se fiton zoti Obama, ai do të jetë afrikano-amerikani i parë që zgjidhet president, ndërsa në se zgjidhet zoti Mekein, ai do të jetë kandidati i parë më i moshuar në mandatin e parë presidencial, në moshën 71 vjeçare. Ndërsa në se i fitojnë zgjedhjet republikanët, Sarah Pejlin do të ishte gruaja e parë në këtë post.


Zoti Mekein vazhdon të ketë shpresë, se mund t’i fitojë zgjedhjet, edhe pse anketimet në shkallë kombëtare tregojnë se zoti Obama udhëheq garën, edhe në disa shtete, që në të kaluarën kanë votuar për Presidentin Bush në vitin 2004.


Demokrati Obama ka një anvantazh në këto zgjedhje, ngaqë një numër i madh votuesish janë të zhgënjyer nga presidenti republikan Xhorxh Bush dhe nga gjendja ekonomike në vend.


Zoti Mekein gjatë gjithë fushatës së tij për në Shtëpinë e Bardhë është përpjekur ta distancojë veten presidenti Bush, që nuk gëzon popullaritet.


Zoti Bush ka dy mandate në postin e Presidentit dhe Kushtetuta nuk ja lejon atij një mandat të tretë.//lk

XS
SM
MD
LG