Lidhje

Amerikanët votojnë edhe për çështje si aborti dhe martesa mes homoseksualëve


Përveç votimeve për garën presidenciale, amerikanëve në disa shtete u kërkohet të shprehin edhe mendimin për çështje delikate si për shembull nëse duhet ndaluar ose jo martesa mes homoseksualëve.

Në Kaliforni, zgjedhësit po votojnë për një amendament kushtetues që do ta lejonte martesën vetëm mes një burri dhe gruaje, gjë që do të hidhte poshtë një vendim gjykate në maj që lejoi martesën mes homoseksualëve. Çështje të ngjashme po merren në konsideratë edhe në Arizonë dhe Florida.

Votuesit në Dakotën e Jugut do të vendosin për një nismë që do të ndalonte abortin, me përjashtim të rasteve të përdhunimit dhe inçestit dhe kur rrezikohet jeta e nënës.

Koloradoja po shqyrton një amendament që do ta ndalonte në thelb abortin duke përkufizuar se “person” do të thotë një qenie njerëzore që nga momenti i mbetjes shtatzënë.

Ndërsa në shtetin e Uashingtonit, votohet për një masë sipas së cilës, të sëmurët që nuk kanë shërim lejohet të vrasin veten të ndihmuar nga mjekët.//kk//

XS
SM
MD
LG