Lidhje

FMN: Shumë ekonomi të përparuara do të kenë rënie në vitin 2009


Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se perspektiva për rritjen globale të ekonomisë është përkeqësuar gjatë muajit të kaluar.

Në një raport të publikuar nga FMN-ja thuhet se rritja ekonomike në botë do të zvogëlohet nga 5 përqind që ishte në vitin 2007 në vetëm mbi 2 përqind në vitin 2009.

Në raport thuhet se shumë ekonomi të përparuara do të kenë rënie vitin e ardhshëm, me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën të goditura nga kushtet e shtrëngimit të kreditimit dhe rënia e besimit të konsumatorëve. Rritja e Kinës parashikohet të zvogëlohet nën 10 përqind këtë vit, dhe të jetë 8 presje 5 përqind vitin e ardhshëm.

Raporti thotë gjithashtu se veprimet globale për të mbështetur ekonominë mund të përmirësojnë rritjen. FMN-ja thotë se do të duhet kohë që përpjekjet për mbështetjen e ekonomisë të funksionojnë, por parashikon se mëkëmbja do të fillojë në fund të vitit 2009.//mm//

XS
SM
MD
LG