Lidhje

Parlamenti i Shqipërisë debaton mbi raportin e Bashkimit Evropian


Debatet nisën sot në parlament dhe qëndrimet e kundërta për raportin e Komisionit Europian ishin parlajmëruar që dje kur kryeministri foli për një dokument tejet objektiv, ndërsa opozita për suksese imagjinare. Kritikave të deputetëve socialitë të cilët iu referuan kryesisht përkufizimeve të raportit për cështjet e korrupsionit apo cënimit të pavarësisë së institucioneve, iu kundërpërgjigj ministrja e integrimit Majlinda Bregu.

Ministrja bëri një krahasim mes vlerësimeve të Brukselit kur në pushtet ishin socialistët dhe atyre në raportin e djeshëm për të evidentuar faktin se sic u shpreh ajo progresi është i pranishëm në të gjitha fushat:

"Çudi se si nuk keni fjalë të thoni për shifrat që bëjnë ndryshimin. Ju nuk keni ç’të thoni për vlerësimin që progres raporti i bën përpjekjeve të qeverisë në luftën kundër korrupsionit, perceptimit mbi korrupsionin që është përmirësuar, megjithëse ai mbetet ende një problem serioz, të cilit qeveria është e vendosur ta luftojë deri në zhdukje me zero tolerancë. Ju s’dini ç’të thoni për 500 mil euro kursim nga prokurorimet publike. Ju s’keni ç’të thoni për vlerësimin që ky progres i bën doganave. As për lehtësimin e përmirësimin e ndjeshëm të klimës së binzesit (kjo është gjuha e progres raportit), as për rritjen ekonomike të vlerësuar si të fuqishme, fushës së konkurrecës dhe ruajtjes së stabilitetit makroekonomik në vend. Rritjes së të ardhurave mesatare për frymë, përmirësimit të kushteve të tregut të punës, rënies së numri i të papunëve të paregjistruar, rritjes së rrogave në sektorin publik. Ju nuk dini ç’të thoni për 350 ml euro që janë kursime të bërë nga qeveria në tre vjet, po aq sa është dhe shifra e ndihmës që komuniteti evropian na ka akorduar në po këtë hark kohor".

Madje sipas ministres Bregu shqetësim është vënë në dukje nga raporti bllokimi i lejeve të ndërtimit në Tiranë nga kryebashkiaku dhe njëkohësisht kryetari socialist Edi Rama gjë e cila sipas saj ka cuar edhe në djegjen e disa fondeve disa qindra mijëra eurosh të akorduara nga Komisioni Europian.

Por kryetari socialist Edi Rama i cili u shfaq pas mesditës në një konferencë shtypi, sulmoi qeverinë dhe kryeministrin i cili sipas tij flet për suksese edhe aty ku nuk ka shkak për të folur për suksese:

"Duhet të kesh paturpërsinë dhe hallin e madh të një Kryeministri kaq të zënë peng nga korrupsioni, sa Sali Berisha, që të flasësh për suksese duke lexuar në Progres Raportin e Komisionit Euriopian, se“ligji për prokurimet publike bie në kundërshtim me legjislacionin e BE”, se “pastrimi i parave, vazhdon të mbetet problem shqetësues”, se “ trafiku i drogës vazhdon të mbetet problem shqetësues”, se “krimi i organizuar dhe trafikimi i qënieve njerëzore vazhdojnë të mbeten probleme shqetësuese”.

Raporti për Shqipërinë iu dorëzua dje autoriteteve shqiptare. Dokumenti që publikohet cdo vit bënet një radiografi të zhvillimeve në të gjitha fushat duke konstatuar si përparimet e bëra ashtu dhe duke vënë në dukje problemet që ende Shqipëria vuan në shumë drejtime. //rd//


Të ngjashme

XS
SM
MD
LG