Lidhje

Ngrihet një mur urimesh për presidentin e zgjedhur, Obama


Mesazhe urimi për presidentin e zgjedhur Barak Obama po mbërrijnë nga e gjithë bota. Këtu në Uashington, një mur nënshkrimesh është ngritur në shkallët e një prej memorialeve më të famshëm të kryeqytetit amerikan. Vizitorë nga e gjithë bota ndalojnë për të lënë urimet më të mira për presidentin e ardhshëm. Të tjerë njerëz kanë dërguar mesazhe me imejlit.

Tek shkallët e Memorialit të Linkolnit, përkushtuar presidentit amerikane, që i dha fund skllavërisë, është ngritur një mur nënshkrimesh për të uruar presidentin e parë të zgjedhur afrikano-amerikan, Barak Obama.

Ky mur është ide e një organizate interneti jo partiake e quajtur avaaz.org. Misioni i saj është të sigurohet që pikëpamjet e popujve të botës u bëhen të njohura politikanëve të tyre. Bret Solomon është drejtor i programit Avaaz.

“Këtu shikohen imazhet dhe mesazhet nga e gjithë bota, nga të katër qoshet e globit, të njerzve që kanë ndjekur nga afër zhvillimet e ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara dhe që janë shumë të inkurajuar dhe plot shpresë për të ardhmen”.

Ai thotë se organizata Avaaz ka marë 10 mijë mesazhe elektronike në orë për zotin Obama. Shumë njerëz kanë dërguar fotografinë e tyre bashkë me mesazhin. Mesazhet kanë ardhur nga të paktën 150 vende.

“Kjo është një epokë e re jo vetëm për Amerikës, por për gjithë botën. Fotografitë e dërguara nga gjithë bota pasqyrojnë një shkëlçim në sytë e njerzve dhe një ndjenjë shprese”.

Zoti Solomon thotë se pak pas ngritjes së murit, qindra kalimtarë të rastit shkruan mesazhe në gjuhë të ndryshme. Xhong Jong Sik dhe familja e tij janë nga Koreja e Jugut. Ata ndaluan për të nënshkruar murin.

Urine zoti Obama. Ne shpresojmë që presidenti Obama do të përmirësojë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë. Urime përsëri”.

Tomas Vanzil dhe Mark Mulder nga Hollanda, thanë se presidenti i zgjedhur Obama është popullor në Evropë.

“Ne të gjithë e pëlqejmë atë”.

Organizata Avaaz ka në plan ta mbajë murin për rreth një javë dhe të shtojë hapësirë sipas nevojës. Ky grup e ftoi zotin Obama të vizitojë murin, por nuk ka njoftime nëse ai do ta pranojë ftesën. //rd//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG