Lidhje

Industria amerikane e automobilëve, miliarda dollarë humbje


Prodhuesit kryesorë të automjeteve në Amerikë thonë se po humbasin miliarda dollarë, vetëm një ditë pasi dejtuesit e lartë të kësaj industrie i kërkuan ndihmë ligjvënësve amerikanë.

General Motors, që është edhe prodhuesi më i madh amerikan tha sot se ka humbur 2,5 miliardë dollarë në tre muaj që nga qershori deri në shtator. Kompani e dytë Ford Motor, thotë se humbi 129 milion dollarë gjatë së njëjtës periudhë.

Të dy kompanitë e makinave thonë se rënia e shitjeve po i detyron ato të shpenzojnë rezevat në para në një masë prej 2 miliardë dollarësh në muaj. Ndërsa General Motors thotë se rezervat para mund t'i mbarohen deri vitin që vjen. Ky fakt i shqetëson analistët e industrisë së automjeteve të cilët kanë paralajmëruar se problemet financiare dhe çmimet e larta të naftës mund të dëmtojnë industrinë amerikane të automjeteve dhe ti' detyrojë ato drejt falimentimit. General Motors thotë se po i pezullon bisedimet rreth mundësisë së shkrirjes me kompaninë e tretë për nga madhësia, Chrysler, me të cilën pati hapur bisedimet për një mundësi të tillë. //rd//

XS
SM
MD
LG