Lidhje

Obama dhe Medvedev mund të takohen së shpejti

  • Zëri Amerikës

Qeveria ruse tha se Presidenti i zgjedhur Barak Obama dhe Presidenti i Rusisë Dmitri Medvedev mund të takohen së shpejti.

Një zëdhënës i Kremlinit tha se dy udhëheqësit ranë dakord për t’u takuar pa vonesë gjatë një bisede telefonike që patën sot.

Në një deklaratë të Kremlinit thuhet se të dyja palët ranë dakord se marrëdhëniet ruso-amerikane duhet të jenë një përparësi. Aty thuhet gjithashtu se qendrueshmëria ndërkombëtare kërkon marrëdhënie konstruktive dhe pozitive mes dy vendeve.

Zyrtarët rusë thonë se një takim mund të zhvillohet që javën tjetër gjatë konferencës së nivelit të lartë për krizën financiare që do të mbahet në Uashington.

Në fillim të kësaj jave, administrata e Presidentit Bush propozoi bisedime të reja me Rusinë për kontrollin e armatimeve dhe tha se zyrtarë amerikanë dhe rusë kanë plane për t’u takuar në Moskë në fund të këtij muaji. //ii

XS
SM
MD
LG