Lidhje

Indonezi: Ekzekutohen tre persona të akuzuar për vendosje bombash



Një stacion televiziv indonezian njofton se tre personat e dënuar për bombardimet në një klub nate në Bali janë ekzekutuar. Ata ishin anëtarë të organizatës terroriste Xhemah Islamiah.

Autoritetet indoneziane nuk i kanë konfirmuar ende njoftimet.

Sipas njoftimit të publikuar në TV One të Indonezisë, të tre të dënuarit, Amrozi Nurhasyim, Ali Ghufron dhe Imam Samudra, u pushkatuan lidhur me rolin e tyre në planifikimin e sulmeve me bombë në dy klube nate në Bali, në vitin 2002. Në ato sulme u vranë 202 njerëz, mes tyre 88 turistë australianë.

Australia ka bërë përsëri paralajmërime për udhëtimin në Indonezi të qytetarëve të saj, për shkak të shqetësimeve për raprezalje pas ekzekutimeve.

Të dënuarit kishin paralajmëruar se militantët islamikë do të hakmerreshin për ta, në se ekzekutoheshin.

XS
SM
MD
LG