Lidhje

Kryetari i parlamentit iranian kritikon presidentin e zgjedhur Obama


Kryetari i parlamentit iranian kritikoi presidentin e zgjedhur Barak Obama për deklaratën e tij se përpjekjet e Teheranit për të prodhuar armë bërthamore janë të papranueshme.

Media shtetërore iraniane citon zotin Ali Larixhani, sipas të cilit komentet e zotit Obama nënkuptojnë se Shtetet e Bashkuara po ndjekin të njëjtën politikë të gabuar si në të kaluarën.

Larixhani tha se Shtetet e Bashkuara duhet t’u dërgojnë vendeve të Lindjes së Mesme sinjalet e duhura nëse dëshirojnë ndryshimin e situatës në rajon.

Zoti Obama e përmendi programin bërthamor të Iranit dje, gjatë konferencës së tij të parë për shtyp. Ai tha gjithashtu se Irani duhet të ndalë mbështetjen e tij për grupet terroriste.

Zoti Obama shtoi se do të analizonte me kujdes një letër urimi që kishte marrë nga presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad dhe se do t’i përgjigjej asaj në kohën e duhur. //ii

XS
SM
MD
LG