Lidhje

Rajs – takime në Egjipt me përfaqësues të Kuartetit

  • Zëri Amerikës

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs do të takohet sot dhe nesër në Egjipt me përfaqësues të Kuartetit ndërkombëtar për Lindjen e Mesme.

Zonja Rajs dhe përfaqësues të Kuartetit do të mblidhen në pikën turistike Sharm el-Sheik të Egjiptit për të diskutuar mbi përparimin në bisedimet izraelito-palestineze të paqes.

Kuarteti do të dëgjojë një raport të negociatorëve izraelitë dhe palestinezë mbi ecurinë e bërë dhe pritet të afirmojë mbështetje për vazhdimin e bisedimeve megjithë ndryshimet e pritëshme qeveritare në Izrael dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në takim do të jenë edhe ministrat e jashtëm të disa vendeve arabe.

Zonja Rajs ka pranuar se një marrëveshje izraelito-palestineze për paqe nuk do të mund të arrihet deri në fund të këtij viti siç ishte parashikuar por shtoi se përpjekjet do të vazhdojnë vitin e ardhshëm nën presidentin e zgjedhur Barak Obama. //ii

XS
SM
MD
LG