Lidhje

Pejlin: Ata që më kritikuan janë frikacakë dhe të pabesë


Guvernatorja e Alaskës Sara Pejlin i quajti frikacakë dhe të pabesë kritikët e saj të cilët folën për mediat në mënyrë të paidentifikuar duke u përpjekur ta venë atë në lojë.

Ajo tha se në asnjë rast nuk kishte kërkuar që t’i bliheshin rroba të shtrenjta për t’i përdorur gjatë fushatës. Zonja Pejlin kritikoi ashpër sidomos disa burime të Partisë Republikane të cituara në një njoftim të televizionit Fox News, sipas të cilëve ajo mendonte se Afrika ishte shtet dhe jo kontinent apo se nuk ishte në gjendje të thoshte se cilët ishin tre vendet pjesmarrëse në Marrëveshjen Tregtare për Amerikën Veriore.

“Kjo është poshtërsi dhe papjekuri. Është mungesë profesionalizmi dhe ata që i kanë thënë këto janë maskarenj”, u tha zonja Pejlin gazetarëve në Alaska.

Ajo shpjegoi gjithashtu se dëshira e saj për t’u intervistuar nga media gjatë fushatës presidenciale jo përherë miratohej nga të gjithë ata që përbënin ekipin e kandidatit Xhon Mekein. //ii

XS
SM
MD
LG