Lidhje

Radioja Publike Amerikane: Teknologji e re për personat që nuk dëgjojnë


Ndërkohë që Barak Obama hyri në histori më 4 nëntor si presidenti i parë afrikano-amerikan, po atë ditë, pati edhe një zhvillim tjetër historik që ka të bëjë me ata që nuk dëgjojnë apo që kanë vështirësi dëgjimi. NPR, Radio Publike Kombëtare organizoi një pritje natën e zgjedhjeve për personat që nuk dëgjojnë. Ata provuan një teknologji të re që një ditë mund të ofrojë, në kohë reale, paralelisht me me transmetimet direkte të radios edhe tekstin e shkruar të atyre që thuhen, për personat që nuk dëgjojnë.

Një grup i zgjedhur personash që nuk dëgjojnë patën rastin ta ndjekin natën e zgjedhjeve përmes teknologjisë së re në radio.

Rreth 28 milionë amerikanë kanë probleme me dëgjimin. Këtu përfshihen një përqindje e vogël, që thuajse nuk dëgjon fare, deri tek ata që kanë probleme më të vogla dëgjimi.

Specialistët thonë se shumica e këtyre njerëzve mund të përfitojnë nga teknologjia e re e bërë e njohur në studiot e Radios Publike Kombëtare. Inxhinieri me pervojë Jan Filip Andrjus thotë:

“Për ata që nuk dëgjojnë është e pamundur të ndjekin transmetiomet e radios. Por teknologjia paraqet rastin për të dëgjuar radion përmes leximit të tekstit.”

Mysafirët e ftuar shikuan programet e radios përmes tekstit të transmetuar drejtpërdrejt në valët e radiove speciale që paraqesin tekstin në monitor apo kompjuter. Të pranishmit bënë vlerësimin e teknikës së re.

Të pranishmit gjithashtu u njohën me kërkimet që po bëhen për të ndihmuar të shurdhërit kur udhëtojnë në makinë si pasagjerë. Ja çfarë mund të shohë në radio një shofer. Në të njëtën radio një pasagjer shurdhë mund të lexojë tekstin e radios.

Kjo teknologji po përpunohet në laboratorët e Radios Publike Kombëtare këtu në Uashington. Programi drejtohet nga Majkëll Starling.

“Laboratorët tanë nuk janë për përfitime dhe gjithçka u ndërua në premisat e idesë se me teknologjinë e transmetimeve dixhitale tashmë ka shumë gjëra që mund të realizohen që mund të rifreskojnë radion dhe ta afrojnë me shekullin 21.” - tha ai

Misioni i kësaj radioje me 800 stacione është të mbulojë Amerikën me lajme dhe programe kulturore.

“Shpesh pyesim veten se çfarë mund të bëjmë më tej me sinjalin mbarëkombëtar të radios. A ka pengesa të tjera që ndoshta njerëzit që nuk kanë dëgjuar kurrë radion të mund ta realizojnë këtë.”- shton zoti Starling

Puna vazhdon në laboratorët e radios për të përmirësuar dhe provuar se egziston teknologjia që emsionet e radios të jepen me titra, si përkthimet në televizor. Synimi tani është ulja e kostos dhe bindja e fabrikave prodhuese se egziston një treg për këtë aparaturë. //mm//

XS
SM
MD
LG