Lidhje

Abas, Livni, të përkushtuar për vazhdimin e negociatave


Zyrtarë të qeverisë izraelite dhe asaj palestineze në Bregun Perëndimor u thanë ndërmjetësve ndërkombëtarë, se bisedimet e paqes që filluan vitin e kaluar, janë premtuese.

Ministrja e jashtme izraelite Tzipi Livni dhe presidenti palestinez Mahmud Abas diskutuan të dielën lidhur me procesin e paqes me Kuartetin e Lindje së Mesme në vendpushimin egjiptian Sharm el-Sheik.

Katërshja e Lindjes së Mesme përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ndërmjetësuesit e paqes bënë thirrje për vazhdimin e procesit të paqes, ndërsa SHBA dhe Izraeli do të kenë ndërrim të qeverisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Presidenti i zgjedhur amerikan Barak Obama fillon nga detyra pas betimit më 20 janar, ndërsa qeveria izralite fillon nga detyra në shkurt.

Në deklaratën e bërë pas takimit, thuhet se presidenti palestinez Abas dhe Ministrja e Jashtme izraelite Tzipi Livni janë të përkushtuar për vazhdimin e negociatave dy-palëshe dhe se janë pajtuar se në mënyrë që të arrihet marrëveshje përfundimtare, më parë duhet rënë dakord për të gjitha çështjet. //bsa//

XS
SM
MD
LG