Lidhje

Krimea, pikë e mundshme konflikti për Rusinë dhe Ukrainën


Gjatë konfliktit të muajit gusht në rajonin e Kaukazit, Ukraina denoncoi dislokimin e anijeve të Flotës ruse të Detit të Zi, në pozicione pranë brigjeve gjeorgjiane, si një kërcënim të mundshëm ndaj sigurisë kombëtare të Ukrainës. Anije dolën nga Sevastopoli, që ka qenë porti i kësaj flote për 225 vjet, por që u bë pjesë e Ukrainës në vitin 1954. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Peter Fedynski, këmbëngulja e Kievit për largimin e flotës ruse nga Sevastopoli dhe mbështetja e saj për Gjeorgjinë, po i acarojnë marrëdhëniet me Moskën si edhe po shtojnë frikën se Ukraina mund të bëhet objektivi i ardhshëm i Kremlinit.

Rusia po i paguan Ukrainës rreth 100 milionë dollarë në vit për shfrytëzimin e portit të Sevastopolit, një qytet në Gadishullin e Krimesë që iu kalua Ukrainës nga Rusia në vitin 1954. Moska ka nënshkruar një marrëveshje me Kievin për ta tërhequr flotën në vitin 2017, por kërkon një shtyrje të afatit, gjë që udhëheqësit e Ukrainës nuk e kanë pranuar. Megjithatë Rusia nuk po përgatit infrastrukturën e kushtueshme që duhet për ta vendosur flotën në pjesën e vet të Detit të Zi.

Sergei Kulyk i organizatës së pavarur NOMOS në Sevastopol thotë se nga ana ushtarake nuk

“Flota e Detit të Zi ka një element politik si faktor të presionit politik, ndikimi politik dhe për Rusinë është e rëndësishme ta mbajë atë në Krime në territorin e Ukrainës”.

Rusët përbëjnë shumicën e popullsisë së Krimesë. Gennadi Basov, përfaqëson bllokun rus në Këshillin e Qytetit të Sevastopolit. Ai vë në dukje rëndësinë ekonomike të flotës.

“Mbi 20 mijë familjarë të personelit të marinës ruse, qytetarë ukrainas punojnë në infrastrukturën e flotës. Përveç kësaj nuk është sekret që flota e Detit të Zi siguron fonde të konsiderueshme për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të qytetit”.

Zoti Basov e dënon mbështetjen që autoritetet ukrainase në Kiev i dhanë Gjeorgjisë dhe i Valeriy Chaly, një analist me Qendrën e pavarur Razumkov në Kiev thotë se nuk ka gjasa që

“Mund të ketë konflikte dhe tensione në rritje që të kenë të bëjnë me sulme në fushën e informacionit. Flota e Detit të Zi ka jo vetëm anije, por edhe kapacitet informacioni dhe zbulimi. Përveç kësaj ka një prani fizike të qytetarëve rusë me dyshtetësi në territorin sovran të Ukrainës”.

Gjatë konfliktit të Gjeorgjisë, rusia e përdori çështjen e dyshtetësisë si pretekst për të hyrë në territorin sovran të Gjeorgjisë. Anëtari i Këshillit Basov e mohon se Moska po lëshon pasaporta ruse për qytetarët ukrainas, pavarësisht nga njoftimet për një gjë të tillë. Sipas disa përllogaritjeve, ky numër mund të arrijë deri në 2 mijë në vit.;

Anketat e kryera nga qendra Razmukov në Kiev tregojnë se mbi 70 për qind e ukrainasve nuk ndjehen më të kërcënuar nga Rusia. Por Viktor Konstantinov, një profesor marrëdhëniesh ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Kievit thotë se për të shkaktuar trazirat

“Nuk ka nevojë për shumë njerëz me armë. Mjaftojnë disa dhjetra ekstremistë nga të dyja palët dhe ata mund të fillojnë një konflikt lidhur me mosmarrëveshjet e mëdha në shoqëri”.

Mosmarrëveshjet e Ukrainës me Rusinë përfshijnë gjuhën, si edhe qëndrimin e Kievit për Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e mundshëm në NATO. Analistët thonë se Moska mund të ketë prirjen t’i shfrytëzojë këto çështje, që dalin më në pah në Krime, përsa kohë ukrainasit vetë mbeten të përçarë. //iç//

XS
SM
MD
LG