Lidhje

Irak: 28 të vdekur dhe 70 të plagosur


Policia irakiane tha se dy autobomba shpërthyen në mes të një turme njerëzish sot në Bagdat. Më pas një vetvrasës aktivizoi lëndën shpërthyese ndërsa policia nxitoi të ndihmonte të plagosurit.

28 persona u vranë në ditën më të përgjakshme në kryeqytetin irakian në disa muaj. Tre bombat lanë 70 të plagosur.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet. Por sulmet kundër civilëve janë shtuar ndërsa kryengritësit e al-Kaidës në Irak po largohen nga pozicionet e tyre.

Sulmet në një rrugë të mbushur me dyqane dhe restorante dëmtuan gjithashtu një autobuz që po çonte vajzat në shkollë.

Po sot policia irakiane tha se nga një sulm vetvrasës në një pikë kontrolli në kryeqytetin e provincës Diyala, Bakuba, mbetën të vrarë katër njerëz dhe plagosën 14 të tjerë. (ze)

XS
SM
MD
LG