Lidhje

BE shpreh shqetësim rreth retorikës nacionaliste në Bosnje


Bashkimi Evropian e sheh me shqetësim shtimin e retorikës nacionaliste në Bosnje Hercegovinë dhe u ka bërë thirrje politikanëve të vendit të bëjnë më shumë për të zbatuar reformat që i duhen vendit.

Ministrat e Jashtëm të BE-së të mbledhur në Bruksel, u bënë thirrje politikanëve boshnjakë të përmbushim përgjegjësitë e tyre dhe të vënë në jetë reformat e nevojshme që vendit i duhen për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Tensionet etnike në Bosnje janë shtuar që kur Kryeministri serb i vendit, Milorad Dodik dhe anëtari mysliman i presidencës kolektive të vendit, Haris Silajxhiç erdhën në pushtet në vitin 2006.

Zoti Dodik ka bërë thirrje herë pas here për mbajtjen e një referendumi për shkëputjen e Republikës Serbe nga Bosnje-hercegovina. Zoti Silajxhiç është përpjekur për një drejtim më të centralizuar të vendit, aktualisht i ndarë në Republikën Serbe dhe në Federatën Myslimano-Kroate.

Të shtunën, udhëheqësit e partive kryesore politike të Bosnjes, që përfaqësojë kroatët, myslimanët dhe serbët, ranë dakord të bëjnë reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian, si dhe të hartojnë planet për regjistrimin e popullatës në vitin 2011. (ze)

XS
SM
MD
LG