Lidhje

Intensifikohen kërkimet për të akuzuarin për krime lufte, Mlladiç


Policia serbe ka intensifikuar kërkimet ndaj të akuzuarin për krime lufte, Ratko Mladic, duke dërguar njësitë e tyre për të kontrolluar një biznes i cili mendohet të jetë pjesë e rrjetit që ndihmon gjeneralin në arrati.

Të hënën forcat e armatosura rëndë hynë në një fabrikë në qytetin Valjevo. Dëshmitarët thanë se njësit e rendit u larguan nga fabrika në mesditë pa gjetur ndonjë gjurmë të gjeneralit.
Arrestimi i Ratko Mladicit është kushti kreysor që i ka vënë Bashkimi Europian Serbinë, para se ajo të fillojë procesin i cili do ta çonte ate drejt bllokut evropian.

Gjykata e Hagës për krimet e luftes ka ngritur akuza kundër gjeneralit Mladic, i cili ishte komand i forcave serbe gjatë konfliktit të viteve 1990 në Bosnjë-Hercegovinë, për rolin e tij gjatë rrethimit të Sarajevës. Akuzat kundër tij poashtu përfshijnë rolin e tij në masakrën e Srebrenicës, në vitin 1995, ku u vranë 8 mijë djem dhe burra myslimanë. (ze)

XS
SM
MD
LG