Lidhje

Britania ekstradon në Kroaci serbin Damir Travic


Britania ekstradoi në Kroaci një ish pjestar të një grupi paraushtarak serb, të shpallur fajtor në mungesë për krime lufte gjatë luftrave në Ballkan në vitet 90.

Ekstradimi i sotëm i personit në fjalë të quajtur Damir Travica, vjen pas një beteje ligjore që zgjati 6 vjet.

Në vitin 1993, një gjykatë kroate e shpalli fajtor Travicën dhe disa pjestarë të tjerë të grupit paraushtarak serb për krime lufte, duke përfshirë terrorizim të civilëve dhe plaçkitje të shtëpive të tyre në rajone të kroacisë që mbaheshin nga serbët.

Gjykata e shpalli Travicën fajtor për vrasjen e katër anëtarëve të një familjeje kroate në vitin 1992 duke e dënuar me 15 vjet burgim.

Policia britanike e arrestoi atë më 2002 përmes një urdhëri të lëshuar nga Kroacia. Ekstradimi i tij u shty disa herë deri sa u përdorën të gjitha mundësitë për apelim. //iç//

XS
SM
MD
LG