Lidhje

Rusi: Debatohet propozimi për zgjatjen e mandatit presidencial


Dhoma e Ulët e parlamentit të Rusisë, Duma, ka caktuar mbajtjen e një debati për të premten mbi propozimin e Presidentit, Dmitri Medvedev për zgjatjen e e mandatit të presidentit nga katër në gjashtë vjet.

Kryetari i Komisionit të Dumës për ligjin kushtetues thotë se deputetët do ta marrin në shqyrtim propozimin me një procedurë të shpejtë brenda një dite.

Kryeminsitri Vladimir Putin, e mbështeti propozimin e zotit Medvedev. Ai tha se është ende shumë shpejt për të parashikuar se kush do të kandidojë për mandatin e ardhshëm presidencial dhe kur.

Sipas disa njoftimeve të medias, ndryshimi kushtetues do të kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale në Rusi. Një gjë e tillë do t’i hapte rrugën zotit Putin që të kandidojë për postin e presidentit.

Zyrtarët rusë nuk e kanë komentuar këtë mundësi por kanë thënë vetëm se ndryshimi nuk do të ndikonte në madatin e tanishëm presidencial të zotit Medvedev. (ze)

XS
SM
MD
LG