Lidhje

Patriarku i Kisha Ortodokse serbe Pavle pranon vendimin e sinodit


Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Pavle e ka pranuar vendimin e peshkopëve të kishës, që e hodhën poshtë dorëheqjen e tij.

Patriarku 94 vjeçar e paraqiti dorëheqjen muajin e kaluar, duke përmendur si arsye gjendjen e tij të keqe shëndetësore pasi ishte shtuar në spital për disa muaj.

Ai e mori drejtimin e kishës në vitin 1990 para shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Ai gjithashtu e ktheu kishën në një zë me ndikim në politikën serbe dhe opinionin publik pas rënies së komunizmit.

Kisha e emëroi peshkopin Amfilohije që njihet për favorizimin e një politike më nacionaliste, si drejtues të përkohshëm gjatë mungesës së Pavles. //iç//

XS
SM
MD
LG