Lidhje

Obama dhe politika e jashtëme


Gjatë fjalimit të tij të fitores, në Çikago, presidenti i zgjedhur Obama premtoi një “agim të ri të udhëheqjes amerikane” në botë.

Zoti Obama ka premtuar një lloj tjetër drejtimi në politikën e jashtme kur të fillojë mandatin në janar.

Ai ka thënë se politika e tij e jashtme do të jetë më e prirur nga diplomacia dhe do ta përdorë forcën ushtarake vetëm si zgjidhje të fundit.

Në Ditarin e së enjtes, më 13 nëntor, ne do t’i hedhim një vështrim disa prej sfidave kryesore të politikës së jashtme që e presin zotin Obama.

XS
SM
MD
LG