Lidhje

Sekretari i Mbrojtjes Gejts në Estoni për një takim të NATO-s


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts mbërriti në Estoni për një takim të Natos.

Takimi synon të demonstrojë mbështetjen amerikane për Ukrainën dhe aleatët e Evropës Lindore.

Një zëdhënës i Pentagonit tha dje se zoti Gejts mund të mos kishte shkuar në takim në se Rusia nuk do të kishte ndërhyrë në Gjeorgji në muajin gusht. Por ai shtoi se zoti Gejts kërkon t’i tregojë vendeve baltike, Ukrainës dhe aleatëve evropianë pranë Rusisë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah tyre.

Ministrat e Natos takohen nesër në Talin për të vlerësuar përparimin e Ukrainës drejt një anëtarësimi të mundshëm, përfshi reformat e nevojshme ushtarake.

Por ministrat nuk pritet të marrin ndonjë vendim të rëndësishëm. Rusia kundërshton fuqishëm anëtarësimin në Nato të Ukrainës dhe Gjeorgjisë. (ze)

XS
SM
MD
LG