Lidhje

SHBA: Vështirësitë e industrisë së automobilëve


Firma General Motors thotë se ka në plan të shkurtojë edhe 1 mijë e 900 vende të tjera pune në Amerikë për shkak të mungesës së fondeve. Këto shkurtime i shtohen 3 mijë e 600 vendeve të tjera pune që u mbyllën javën e kaluar. Kompania GM ka humbur më shumë se 4 miliard dollarë që nga muaji korrik si rezultat i renies së shitjeve.

Analistët thonë se e tërë industria amerikane e automobilëve është e rrezikuar dhe njëkohësisht janë të rrezikuara miliona vende pune.

Përtej luksit të dyqaneve të makinave, fshihet realiteti i zymtë i industrisë amerikane të autobilëve. Më pak njerëz po blejnë makina amerikane këto ditë.

Shitësi i makinave Karl Majers thotë se po bçën ndoshta reklamën e fundit.

“Kam frikë se do të mbyllen shumë dyqane makinash.”

Arsyeja është se shitjet në Amerikë kanë rënë më shumë se 30 përqind. Të tre pordhuesit amerikanë, GM, Ford dhe Chrysler kanë humbur afro 10 miliard dollarë që nga korriku. Shitjet janë aq të pakta saqë GM mund të mos ketë më para në bankë brenda disa muajsh, thotë Roben Farzad i BusinessWeek.

“Nuk mund të mbijetojë pa ndihma. Kanë nevojë për ndihma financiare.”

Guvernatorja e Miçiganit, Jenifer Granholm, thotë se mund të ketë humbje masive vendesh pune.

“Nëse industria amerikane bie, do të thotë 3,5 milion vende pune në këtë vend. Mund të ketë një efekt domino.”

Me një papunësi që ka kapur shkallën me të lartë në 14 vjert, shumë punonjës të industrisë së makinave ndihen të frikësuar. Kongresi ka miratuar një paketë ndihme prej 25 miliardë dollarësh për të ndihmuar këtë industri të prodhojë makina ekonomike. Por demokratët thonë se industria ka nevojë për dyfishin e parave që të vazhdojë të funksionojë.

Presidenti i zgjedhur Obama ka sinjalizuar përkrahje të fuqishme për industrinë e automjeteve, por njëkohësisht ka ulur edhe shpresat.

“Kapërcimi i krizës nuk do të jetë as e shpejte e as e jehtë.”

Kritikët thonë se një tjetër paketë ndihmash do të krijonte një precedent të keq. Profesori Peter Morici i universitetit të Merilandit.

“Kjo nënkupton që dikush do të ofrojë para për të të nxjerrë nga vështirësitë, ndonëse vendimet e tua kanë qënë të gabuara.”

Disa thonë se si zakonisht, barra do t’u bjerë taksapaguesve, ose përndryshe do të jenë ata që do të përballen me pasojat. (ze)

XS
SM
MD
LG