Lidhje

Shqipëri: Vazhdon greva e urisë në sallën e parlamentit


Greva e urisë e nisur dy ditë më parë vazhdon ende. Deputetët e Lëvizjes socialiste për Integrim dhe ata demokristianë qëndrojnë të mbyllur në sallën e parlamentit ndërsa jashtë si cdo ditë që nga nisja e grevës, organizohen protesta nga simpatizantë dhe përkrahës të deputetëve. Përfaqësues të këtyre të fundit kanë deklaruar se ka patur pengesa nga forcat e sigurisë për të mos lejuar hryjen e mjekëve që do të bënin një kontroll të gjendjes së deputetëve apo se nuk është lejuar as furnizimi me ujë të pijshëm.

Deri më tani duket se kjo formë e protestës ekstreme nuk ka dhënë ndonjë rezultat drejt një zgjidhjeje. Madje sot në një deklarat të shpërndarë pasdite konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare shprehet se “greva e urisë nuk mund të jetë kurrsesi një mjet legjitim për të ushtruar presion politik. Çdo tentativë për të bllokuar funksionimin e parlamentit - vazhdon deklarata - është e papranueshme”.

Konferenca i bën thirrje deputetëve në grevë që të kërkojnë mjedise të tjera për protestën e tyre. Në deklaratë gjithashtu theksohet se “në procesin e reformave është synuar të përfshihen të gjitha forcat politike dhe se deri tani gjithshka është arritur me konsensusin më të madh të mundshëm e se procesi nuk mund të pengohet nga askush”.

Pika që ka provokuar këtë situatë ka të bëjë me përbërjen e komisioneve zgjedhore. Formula e parashikuar saktëson se komisionet do të kenë 7 anëtarë. Dy partitë e mëdha secila kanë nga dy anëtarë. Partitë e vogla kanë të drejtën e 1 anëtari për secilin krah, por ai duhet të përzgjiodhet nga partitë e mëdha. Dhe anëtari i shtatë i takon partisë në pushtet. Duke patur parasysh se LSI është në përplasje të hapur me socialistët e po ashtu demokristianët me demkokratët të dyja këto forca mbeten jashtë përfaqësimit ne komisionet zgjedhore.
Situata e krijuar ka tërhequr vëmendjen e përfaqësuesve ndërkombëtar në Tiranë.

Sot katër ambasadorë të vendeve kryesore të Bashkimit europian kanë zhvilluar takime me aktorët ryesorë politikë. Ndërsa nga Brukseli ka patur edhe një koment të një zëdhënësi të Komisionit europian, Christiane Hohman. Në deklaratë ai shprehet se komisioni “pret miratimin e një kodi zgjedhor gjithë përfshirës dhe transparent dhe që të mundësojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Kodi, ka thënë më tej zëdhënësi, duhet të miratohet sa më shpejt që të mundësojë zhvillimin e një procesi zgjedhor në kushtet e besimit mes të gjitha partive politike, në mënyrë që rezultati i zgjedhjeve të mos kontestohet”.

Po duke ju referuar situatës së fundit Komisioni europian deklaron se “nuk synon të ndërhyjë në diskutimet teknike lidhur me përbërjen e komisioneve zgjedhore. Përbërja e tyre duhet të jetë objekt i një debati të hapur në parlament, mes të gjitha partive politike. Vendi i duhur për debatet dhe ushtrimin e vullnetit politik është brenda parlamentit”, ka deklaruar zëdhënësi.
Lidhur me këto zhvillime të fundit, zoti Ilir Meta, kryetar i Lëvizjes socialiste për integrim e konsideroi deklaratën e konferencës së kryetarëve të grupeve parlamentare një provokim. “Ata - tha zoti Meta - nuk shqetësohen për shëndetin e deputetëve në grevë por sipas tij e kanë hallin te vjedhja e votave. Dhe pikërisht deputetët janë në grevë - saktësoi zoti Meta – për të mos lejuar këtë vjedhje”.

Zoti Meta hodhi poshtë cdo mundësi se ata mund të lëvizin nga salla e parlamentit për të vazhduar protestën në një vend tjetër, sic sugjeronte deklarata e kryetarëve të grupeve parlamentare. “Deputetët janë në grevë për të ndalur një grusht shteti” u shpreh ai. Lidhur me komentet e ardhura nga Brukseli, zoti Meta nuk hyri në detaje por tha se “deputetët në grevë e kanë të qartë se ose kodi duhet të shënojë hapa përpara përsa i përket cështjes së adminsitrimit të zgjedhjeve, ose në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje”.

Pyetja që shtrohet tani është se cfarë do të ndodhë nesër kur parlamenti do të duhet të zhvillojë seancën e zakonshme të paradites. Sic e theksova deputetët në grevë shprehen qartazi se nuk kanë ndërmend të tërhiqen. (ze)

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG